Sezoni pranveror i IPKO Superligës nis sonte me emisionin “Favorit” në T7 - Gazeta Express
string(71) "sezoni-pranveror-i-ipko-superliges-nis-sonte-me-emisionin-favorit-ne-t7"

Sezoni pranveror i IPKO Superligës nis sonte me emisionin “Favorit” në T7

Gazeta Express

14/02/2020 17:53

Në këtë fundjavë do të kthehet kampionati i Kosovës në futboll pas pushimit dimëror dhe bashkë me të edhe emisioni “Favorit”, i cili transmetohet sonte prej orës 20:10 në Televizionin T7.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Eroll Salihu, dhe eksperti Bylbyl Sokoli, do të flasin për shumë tema rreth futbollit kosovar në emisionin “Favorit”, i cili transmetohet çdo të premte në T7, Gjirafa Video dhe në faqet zyrtare në Facebook: “T7”, “Gazeta Express” dhe Gazeta Express Sport”.

Lexo Edhe:

Salihu do të tregojë se sa klube kosovare dhe cilat do të jenë ato që do të shkojnë në gara evropiane pas përfundimit të sezonit pranveror. Kurse, Sokoli – por edhe Salihu – do të tregojnë se çka duhet të bëjnë klubet për paraqitje më dinjitoze në Evropë.

Ata do ta parashikojnë garën e sezonit pranveror, por do të diskutojnë edhe rreth situatës në mes klubeve të pakënaqura karshi FFK-së. Eroll Salihu do të pyetet nëse FFK-ja është e gatshme t’u garantojë klubeve të pakënaqura se nuk do t’u hakmerret në kampionat shkaku i zërit opozitar të tyre derisa Sokoli do të tregojë nëse “hakmarrja” e tillë është fenomen në futbollin kosovar.

Një debat do të zhvillohet edhe rreth gjyqtarëve të futbollit, kurse Eroll Salihu do të zbulojë diçka rreth garës së përbashkët në mes Kosovës e Shqipërisë, “Kupa Nënë Tereza”.

Nuk do të mungojnë kronikat rreth ndeshjeve të IPKO Superligës që zhvillohen në fundjavë dhe atyre të ligave më të forta evropiane që në Kosovë i sjell ekskluzivisht IPKO.