Sezoni 2025/26 në Superligën e Kosovës në futboll do të fillojë këtë fundjavë.
Katër ndeshje të dielën dhe një të hënën do të zhvillohen në kuadër të javës së parë, shkruan Gazeta Express.
Dukagjini do të jetë nikoqir i Prishtinës, Malisheva e pret Prishtinën e Re që debuton në Superligë, ndërsa Llapi do të udhëtojë për t’u ndeshur me Drenicën e inkuadruar në elitë këtë sezon.
Drita do ta nis mbrojtjen e titullit në udhëtim, ku përballet me Ferizajn, kurse Gjilani do të jetë nikoqir i nënkampionit, Ballkanit.
Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 16:30.