Sezoni i ri në Moto GP në rrezik, shkaku i koronavirusit - Gazeta Express
string(55) "sezoni-i-ri-ne-moto-gp-ne-rrezik-shkaku-i-koronavirusit"

Sezoni i ri në Moto GP në rrezik, shkaku i koronavirusit

Gazeta Express

26/03/2020 13:49

Fillimi i sezonit 2020 në Moto Gp dështon sërish për shkak të emergjencës nga koronavirusi.

Pas anulimit të Çmimit të Madh të Katarit garës hapëse të Botërorit të këtij viti dhe shtyrjes së Çmimeve të mëdha të Tajlandës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Argjentinës edhe gara e Jerez de la Frontera në Spanjë që ishte në program nga data 1 deri në 3 maj është shtyrë për në një afat tjetër të pacaktuar.

Lexo Edhe:

Lajmi qarkullonte prej ditësh por tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi. Me shtyrjen edhe të garës së 5-të sezonale të Moto Gp, askush nuk e ka të qartë se kur do të nisë sezoni i ri.