Max Verstappen dominon provat zyrtare të Çmimit të Madh të Bahreinit, që është edhe gara e parë e sezonit të ri të Formulës 1, duke ua bërë të qartë rivalëve se është ai pretendenti kryesor për të fituar sërish.
Tre herë kampioni i botës, pasi dha sinjale jo fort premtuese në provat e lira, bëri xhiron perfekte në provat zyrtare, duke vendosur kohën 1 minutë, 29 sekonda dhe 179 të mijtat, teksa bashkë me të në vijën e parë, do të niset Ferrari i Charles Leclerc, që vendosi kohën e dytë më të mirë.
Në vijën e dytë do të nisen Mercedesi i George Rusell dhe Ferrari tjetër, ai i Carlos Sainz, ndërsa në rreshtin e tretë Sergio Perez me RedBullin e tij dhe Fernando Alonso me Aston Martin.
Verstappen konfirmon kështu ndjesitë për makinën e re, që duket se është edhe më e shpejtë se ajo e një viti më parë, teksa jep sinjale të mira edhe Ferrari, ndonëse mbetet të shihet performance në garën e parë, që do të mbahet të shtunën në orën 16:00 në Bahrein. /SS/
NJOFTIM Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: Mulliri në Gorazhdec, KB Ponoshevci në...