Sezoni i NBA rinis me protesta të lojtarëve - Gazeta Express
string(43) "sezoni-i-nba-rinis-me-protesta-te-lojtareve"

Gazeta Express

31/07/2020 10:13

Sezoni i NBA rinis me protesta të lojtarëve

Gazeta Express

31/07/2020 10:13

Lojtarët e NBA u ulën në gjunjë dhe qëndruan me kokë teposhtë përderisa po intonohej himni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë rinisje të sezonit të NBA, lojtarët u veshën me fanella me mbishkrimin “Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi”.

Trajnerët dhe zyrtarët e ndeshjeve iu bashkuan lojtarëve të Utah Jazz, New Orleans Pelicans, Los Angeles Clippers dhe Los Angeles Lakers për të protestuar kundër padrejtësisë racore dhe brutalitetit policor, në ndeshjet e para të NBA pas 140 ditëve, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi” u shkrua edhe në fushën e lojën në kompleksin e ESPN në Orlando, ku të gjitha 22 klubet e NBA janë izoluar për ta mbyllur sezonin 2019/20.

“Basketbolli ka qenë gjithnjë më i rëndësishëm sesa vetëm loja, koshi, dhjetë djemtë në fushë dhe gjyqtarët”, tha LeBron James pas fitores 103:101 kundër Clippers.

“Kjo është një mundësi për ta përdorur këtë platformë për të përhapur pozitivitet dhe dashuri kudo në botë”.

Disa lojtarë luajtën me fjalët “Barazi”, “Reformë në Edukim” dhe “Thojani emrat” në vend të emrave të tyre në fanella. /Gazeta Express/