Sevilla e dërgon Romën te shpija, kualifikohet n’çerekfinale të Europa League - Gazeta Express
string(75) "sevilla-e-dergon-romen-te-shpija-kualifikohet-ncerekfinale-te-europa-league"

Sevilla e dërgon Romën te shpija, kualifikohet n’çerekfinale të Europa League

Gazeta Express

06/08/2020 20:56

Sevilla është skuadra e radhës që ka prerë biletën për në çerekfinale të Europa League.

Skuadra e Julen Lopetegui e mposhti Romën në Gjermani me rezultat të pastër 2-0.

Lexo Edhe:

Sergio Reguilon dhe Youssef En-Nesyri shënuan për skuadrën spanjolle.

Bayer Leverkusen është skuadra tjetër që sonte preu biletën për çerekfinale, pasi e mposhti Rangersin me rezultatin minimal 1-0.

Moussa Diaby shënoi golin e fitores në minutën e 51’. /Gazeta Express/