Setien: “Unë dhe Messi e dimë çfarë duam të themi!” - Gazeta Express
string(47) "setien-une-dhe-messi-e-dime-cfare-duam-te-themi"

Gazeta Express

23/05/2020 10:31

Setien: “Unë dhe Messi e dimë çfarë duam të themi!”

Gazeta Express

23/05/2020 10:31

“Duke luajtur siç kemi luajtur, s’mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve”, kjo deklaratë e Lionel Messit duket se ishte drejtuar për trajnerin, Quique Setien.

Setien tha se nuk i ka kuptuar mirë fjalët e Messit, megjithëse beson se mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve.

Lexo Edhe:

Trajneri I Barcelonës iu përgjigj Leos menjëherë se do ta bindë atë se nuk i ka kuptuar mirë fjalët e tij.

“Është një temë që ka ngjallur debat, por që të dy e dimë cfarë kemi dashur të themi. Ne jemi të bindur se mund ta fitojmë Ligën e Kamapionëve. Kmei nevojë për t’u përmirësuar, por jemi të bindur se kemi ekip dhe potencial për ta fituar Champions League”, u shpreh Setien.

Barcelona synon fillimisht çerekfinalen në UEFA Champions League dhe për këtë në gusht, kur planifikohet të rinisë sezoni, duhet të mposhtë Napoli, pasi sfida e parë është mbyllur 1-1 në Itali. /Gazeta Express/