Në kuadër të edicionit të gjashtëmbëdhjetë të konferencës shkencore “Java e Albanologjisë”, sot u mbajt sesioni i Folkloristikës dhe Etnomuzikologjisë, që ishte sesioni i dytë i këtij aktiviteti përvitshëm të Institutit Albanologjik, që këtë vit do të jetë pesëditor.
Temë bosht e këtij sesioni ishte “Kënga si rrëfim, tekst, performancë dhe praktikë social-kulturore”, ku studiues të vlershëm të folkloristikës shqiptare u paraqiten me rezultatet e kërkimeve të tyre akademike rreth kësaj tematike.
Në sesionin në fjalë morën pjesë këta studiues: Leontina Gega-Musa, Arbnora Dushi, Izaim Murtezani, Olimbi Velaj, Albin Sadiku, Vlora Fetaj-Berisha, Bekim Ramadani, Irena Gjoni, Elinda Dibra, Kristina Përkola dhe Jesir Hoxha.
Në kuadër të këtij sesioni, gjegjësisht në mes të të dy seancave të tij, u zhvillua një bashkëbisedim me kompozitorin e njohur shqiptar, Zef Çoba.