Ish-Ministri i Jashtëm Petrit Selimi, përmes një postimi në rrjetin social ‘’X’’ ka komentuar diskutimet për të përzgjedhurit e Albin Kurtit për qeverinë e re.
Selimi ka thënë se emri i kryenegocitatorit ‘’nuk është bash qaq sekret’’ dhe se, Besnik Bislimi nuk do të ketë më këtë pozitë.
‘’Nuk është bash qaq sekret emri i kryenegociatorit. Kurti ja ka shpalos disa diplomatëve të përzgjedhun. Edhe nuk është Besnik Bislimi’’, ka shkruar Selimi.
Nuk është bash qaq sekret emri i kryenegociatorit. Kurti ja ka shpalos disa diplomatëve të përzgjedhun. Edhe nuk është Besnik Bislimi 😬 pic.twitter.com/ZSCskYXyWc
— Petrit Selimi (@Petrit) February 7, 2026