Sërish bastisje në Varagë të Zubin Potokut, konfiskohen pushkë gjuetie - Gazeta Express
string(69) "serish-bastisje-ne-varage-te-zubin-potokut-konfiskohen-pushke-gjuetie"

Ballina

Gazeta Express

01/12/2024 16:14

Sërish bastisje në Varagë të Zubin Potokut, konfiskohen pushkë gjuetie

Ballina

Gazeta Express

01/12/2024 16:14

Policia e Kosovës ka zhvilluar edhe sot kontrolle në terrenin përgjatë kanalit të Ibër-Lepencin në fshatin Varagë të Zubin-Potokut.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani tha se janë kryer bastisje, gjatë së cilave janë konfiskuar tri pushkë gjuetie.

Lexo Edhe:

“Sot kemi pas kontroll të terrenit përgjatë kanalit në Varagë, po ashtu edhe bastisje. Kemi konfiskuar 3 pushkë gjuetie por nuk kemi të ndaluar apo të arrestuar. Kontrolli i terrenit është kryer me njësinë policore K-9, e po ashtu edhe me njësitet tjera policore dhe tashmë ka përfunduar”, tha ai.

Policia të shtunën i arrestoi tetë të dyshuar në një operacion të gjerë në veri të vendit.

Gjithashtu, u njoftua se Policia në atë pjesë të vendit konfiskoi armatim, përfshirë eksploziv.