Serie A e kujton Davide Astorin - Gazeta Express
string(31) "serie-a-e-kujton-davide-astorin"

Futboll

Gazeta Express

02/03/2021 14:35

Serie A e kujton Davide Astorin

Futboll

Gazeta Express

02/03/2021 14:35

Serie A do të kujtojë ish-mbrojtësin e Milanit, Cagliarit, Romës dhe Fiorentinës, Davide Astori në minutën e 13-të të çdo ndeshje në javën e 25-të.

Ish-qendërmbrojtësi italian vdiq më 4 mars të vitit 2018. Astori vdiq në mëngjesin e ndeshjes së Fiorentinës në Serie A kundër Udineses.

Lexo Edhe:

Tre vjet pas vdekjes së tij, futbolli italian kujton mbrojtësin, i cili në karrierën e tij pothuajse gjithmonë mbante fanellën me numrin 13.

Fiorentina pret Romën të mërkurën, dy klubet e fundit për të cilat ai luajti dhe në minutën e 13-të, një foto e Astori do të projektohet në ekranet e mëdha në çdo ndeshje për 13 sekonda. /Gazeta Express/