Seriali që po bën namin, parashikohet të jetë më i suksesshëm se "La Casa de Papel" - Gazeta Express
string(80) "seriali-qe-po-ben-namin-parashikohet-te-jete-me-i-suksesshem-se-la-casa-de-papel"

Seriali që po bën namin, parashikohet të jetë më i suksesshëm se “La Casa de Papel”

Rozë

Gazeta Express

01/10/2021 15:03

Nëse jeni kyçur në “Netflix” këtë javë, ka të ngjarë që t’ju shfaqet një klip që përmban maska të çuditshme dhe njerëz të veshur me jumpsuit: mirë se vini në Squid Game.

Thrileri i mbijetesës është aktualisht shfaqja televizive më e shikuara në gati 80 vende, duke e bërë atë serinë e parë origjinale koreane që kryeson listat.

Lexo Edhe:

Deri këtë muaj, seriali më i madh jo-anglez i “Netflix” i të gjitha kohërave ishte Money Heist, një dramë kriminale spanjolle tani në pritje të sezonit final.

Por bashkë-CEO i kompanisë, Ted Sarandos, thotë se Squid Game “patjetër” do ta marrë atë kurorë nga Money Heist.

Cila është premisa e “Squid Game”?

Shfaqja është një tmerr distopik për njerëzit që marrin pjesë në një turne vdekjeprurës.

Pjesëmarrësit e dëshpëruar, të gjithë përballen me vështirësi serioze financiare, mashtrohen për të marrë pjesë në një seri lojërash të shtrembëruara për fëmijë si tërheqje lufte.

Është ide e drejtorit dhe skenaristit koreano-jugor Hwang Dong-hyuk, i cili shkroi dhe drejtoi të gjitha nëntë episodet.

Shikuesit dhe kritikët i janë përgjigjur pozitivisht serialit, duke pranuar gjithashtu dhunën e tij.