Seriali që po bën bujë në Netflix, vjen në gjuhën shqipe edhe në Kosovë, në T7 - Gazeta Express
string(76) "seriali-qe-po-ben-buje-ne-netflix-vjen-ne-gjuhen-shqipe-edhe-ne-kosove-ne-t7"

TV/Film

Gazeta Express

04/01/2021 11:56

Seriali që po bën bujë në Netflix, vjen në gjuhën shqipe edhe në Kosovë, në T7

TV/Film

Gazeta Express

04/01/2021 11:56

“Designated Survivor” është një serial televiziv i zhanrit triler politik amerikan krijuar nga David Guggenheim. Dy sezonet e para janë transmetuar në ABC ndërsa sezoni i tretë është prodhuar për Netflix.

Në rolin e protagonistit është aktori i mirënjohur Kiefer Sutherland, i cili interpreton rolin e Thomas Kirkman, një politikan amerikan i emëruar si “i mbijetuar i paracaktuar”.

Lexo Edhe:

Ai papritmas kalon nga pozicioni i Sekretarit të Brendshëm dhe Zhvillimit Urban të SHBA për të qenë President i Shteteve të Bashkuara, pas një shpërthimi që vret të gjithë ata që ishin në linjën e trashëgimisë presidenciale para tij.

Kirkman në serial merret me përvojën e tij si kreu i shtetit ndërsa përpiqet të zbulojë të vërtetën pas sulmit.

Përveç Sutherland, pjesë e “Designated Survivor” janë edhe aktorët Natascha McElhone, Adan Canto, Italia Ricci dhe LaMonica Garrett.

“Designated Survivor” do të transmetohet në T7 çdo të shtunë dhe të diele nga ora 20:10.