Nesër në orën 20:00 shfaqet filmi i katërt i serisë edukative të filmave prezantuar nga vullnetarë të klubit të fimit Lee Sailor dhe Rita Bekqeli.
Në këtë sesion prezantohet një film i zhanrit aksion-komedi me zero buxhet nga Uganda që ka fituar status kulti për energjinë e tij tërheqëse dhe efektet DIY. I vendosur në lagjen e varfër Wakaliga të Kampalas, ai shfaq një vorbull sekuencash aksionesh të shkëlqyera, ku tregimi sillet rreth kërkimit për vrasësin misterioz të kapitenit Alex, një hero ushtarak lokal.
Përgatitur për studentë të shkollës së mesme dhe përcjellur nga prezantime dhe diskutime, programi synon të lehtësojë kuptimin, analizën dhe formimin e kritikës për filmat e shfaqur.
Prezantimet dhe diskutimet bëhen në gjuhën shqipe dhe angleze.