Nesër në orën 19:00 shfaqet filmi i tretë i serisë edukative të filmave prezantuar nga vullnetarë të klubit të fimit Lee Sailor dhe Rita Bekqeli në Kino Lumbardhi.
Në shfaqjen e tretë, një komedi, ngjarja ka në sfond Berlinin e kohës së Luftës së Ftohtë. Filmi ndjek një udhëheqës ekzekutiv të Coca-Colës, i ngarkuar me menaxhimin e një situate të vështirë që përfshin vajzën e shefit të tij, e cila bie në dashuri me një komunist të ri nga Gjermania Lindore.
Përgatitur për studentë të shkollës së mesme dhe përcjellur nga prezantime dhe diskutime, moduli synon të lehtësojë kuptimin, analizën dhe formimin e kritikës për filmat e shfaqur.
Prezantimet dhe diskutimet bëhen në gjuhën shqipe dhe angleze.
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), është një institucion mikrofinanciar në Kosovë, që do të përfitojë një kredi prej 10...