Sergio Ramos vazhdon të jetë më shumë jashtë se sa brenda Real Madridit.
Pasi mungoi në prezantimin e fanellave, kapiteni i Los Blancos tani nuk është shfaqur as në banerin para dyqanit zyrtar të klubit.
⚠️ RAMOS, DESAPARECIDO en las promos de la NUEVA CAMISETA.
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) June 9, 2021
¡YA EN #JUGONES! pic.twitter.com/8LJMvRn3nW
Nuk ka pasur asnjë diskutim të vetëm për rinovimin që nga dita kur Ramos i tha Florentino Perezit “planifikojë sezonin pa mua”, siç raporton “El Chiringuito”.
Ramos ka disa javë që s’ka komunikuar asgjë me presidentin dhe rinovimi është i ngrirë që kur kapiteni nuk pranoi një vit kontratë dhe ulje të rrogës deri në 10%.
Në Spanjë e quajnë si punë të kryer largimin e tij, që i kanë mbetur vetëm edhe disa ditë në kontratë dhe do të jetë i lirë nga 30 qershori.
Reali më shumë është duke menduar si ta përshëndesë kapitenin, sepse për rinovimin duket tashmë e pamundur, duke parë kokëfortësinë e Ramos.
35-vjeçari është pjesë e Realit që nga viti 2005.
Deri sot, ai ka bërë 671 paraqitje dhe pavarësisht se është qendërmbrojtës, besoni apo jo, ka shënuar 101 gola me fanellën e Madridit. /Gazeta Express/