Sérgio Conceição nuk mund të kishte një fillim më të mirë si trajner i AC Milan. Trajneri 50-vjeçar, i cili zëvendësoi Paulo Fonseca në fund të dhjetorit, ka fituar dy ndeshjet e tij të para, duke udhëhequr skuadrën drejt trofeut të parë që nga sezoni 2021/22.
Milani ngriti Supercoppa të Italisë pas një triumfi spektakolar kundër rivalëve të përbetuar Inter, ku Rossonerët përmbysën disavantazhin 2-0 dhe siguruan një fitore dramatike 3-2 në fund.
Tani Milani duhet ta transferojë këtë formë edhe në Serie A, ku e pret një betejë e vështirë për të ruajtur një seri katërvjeçare të kualifikimit për Ligën e Kampionëve.
Para kësaj jave, një seri prej vetëm dy fitoreve në shtatë ndeshjet e fundit të kampionatit, i ka lënë tetë pikë larg katërshes së parë, megjithatë, me të paktën një ndeshje më pak të zhvilluar së skuadrat tjera mbi taw, shpresat nuk janë zhdukur ende.
Historia sugjeron se Milani mund të marrë një tjetër fitore kundër Cagliari, që ka fituar vetëm një nga 39 përballjet mes tyre këtë shekull!
Por, ishullorët dy herë përmbysën rezultatin për të siguruar një barazim 3-3 kur këto dy ekipe u përballën më herët gjatë sezonit, dhe ata treguan shpirt luftarak duke fituar 2-1 ndaj Monzas me dhjetë lojtarë në ndeshjen e tyre të fundit.
Ajo fitore ishte një sukses i rëndësishëm për ekipin e Davide Nicola-s, që kishte humbur pesë ndeshje radhazi në të gjitha garat dhe do të ishte në zonën e rënies nëse do të humbiste. Në vend të kësaj, ata hyjnë në këtë javë jashtë zonës së rënies falë golavarazhit, por trajneri ka paralajmëruar lojtarët që të mos jenë të kënaqur, sidomos pasi Cagliari nuk ka fituar dy ndeshje radhazi në kampionat që nga marsi.
Lojtarë për t’u ndjekur:
Rafael Leão, për të cilin Conceição thotë se mund të bëhet “lojtari më i mirë në botë,” ka shënuar më shumë gola kundër Cagliarit se ndaj çdo kundërshtari tjetër – gjashtë në nëntë përballje të pamposhtura. Ndërkohë, Roberto Piccoli i Cagliarit ka shënuar gjashtë gola këtë sezon dhe të gjithë kanë ardhur si goli i parë ose i fundit i ndeshjes.
Statistikë interesante:
Si Milani ashtu edhe Cagliari janë të pamposhtur këtë sezon në Serie A kur shënojnë të parët. /GazetaExpress/
Formacionet zyrtare:
AC Milan
Cagliari
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...