Serena Williams eliminohet nga French Open, pas humbjes tronditëse kundër Elenës - Gazeta Express
string(79) "serena-williams-eliminohet-nga-french-open-pas-humbjes-tronditese-kunder-elenes"

Serena Williams eliminohet nga French Open, pas humbjes tronditëse kundër Elenës

Sporte tjera

Gazeta Express

06/06/2021 21:09

Serena Williams është eliminuar nga French Open, pas një humbjeje tronditëse në dy sete, 6-3 7-5 kundër 21-vjeçares Elena Rybakina.

Në një meç dërrmues, 23 herë kampionia e grand slameve u mbizotërua nga tenistja e Kazakistanit, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Legjenda amerikane u përpoq ta ngrijë nivelin e lojës, por nuk ia doli dhe iu bashkua disa tenisteve të tjera nga top 10-shja që eliminohen nga ky turne.

Serena është në kërkim të rekordit për më së shumti tituj grand slam në historinë e tenisit të vashave.

Mundësia e radhës që Serena ta barazoj rekordin e Margaret Court prej 24 titujve grand slam do të jetë nga 28 qershori në Wimbledon.

39-vjeçarja nuk ka fituar titull grand slam që prej janarit 2017, kur triumfoi në Australian Open. /Gazeta Express/