Kombëtarja shqiptare do të presë mbrëmjen e së shtunës, në stadiumin “Arena Kombëtare” përfaqësuesen e Serbisë, me ndeshjen që do të fillojë në 20:45.
Këta të fundit do të udhëtojnë ditën e premte për në Tiranë, teksa do të zhvillojë pasdite seancën e fundit zyrtare në stadiumin ku do të luhet ndeshja.
Sa i përket akomodimit, ekipi dhe delegacioni i Serbisë do të akomodohen në një hotel në Tiranë.
Nesër, kur do të zhvillohet edhe konferenca apo stërvitja përpara ndeshjes, apo edhe ditën e ndeshjes, autobusi i ekipit të Serbisë do të shoqërohet me eskortë policie.
Ndërkohë, në zonën rreth stadiumit do të vendoset një perimetër sigurie, për të parandaluar ndonjë surprizë që mund të shkaktojë incidente. /Panorama/
aaaaa