Serbia ua spiunon iPhonët anëtarëve të shoqërisë civile që e kritikojnë pushtetin - Gazeta Express
string(81) "serbia-ua-spiunon-iphonet-anetareve-te-shoqerise-civile-qe-e-kritikojne-pushtetin"

Serbia ua spiunon iPhonët anëtarëve të shoqërisë civile që e kritikojnë pushtetin

Lajme

Gazeta Express

28/11/2023 16:34

Shoqëria civile në Serbi po sulmohet përmes spiunimit kibernetik.

Citizen Lab“, organizata ndërkombëtare që merret me çështje globale dhe politika publike thotë se dy anëtarë të shoqërisë civile në Beograd ishin shënjestruar me “spyware” në fillim të këtij viti. Të dy e kishin kritikuar publikisht qeverinë serbe.

Lexo Edhe:

“Citizen Lab”, me bazë në Toronto të Kanadasë nuk ka dashur t’ua përmend emrat dy anëtarëve të shoqërisë civile, por përmend një hetim të udhëhequr nga organizata Acces Now që merret me mbrojtjen e të drejtave civile dixhitale të njerëzve në mbarë botën.

Studiuesit nga organizata presigjioze “Amnesty International” analizuan në mënyrë të pavarur rastet dhe përfundimet, sipas “Citizen Lab”, përputhen me gjetjet e tyre.

Më 30 tetor, dy përfaqësues të shoqërisë civile në Serbi, të cilët kanë zgjedhur të mbeten anonimë për arsye sigurie, morën njoftime nga Apple që i paralajmëronin se iPhone-ët e tyre mund të ishin shënjestruar nga sulmet e sponsorizuara nga shteti, përcjell Gazeta Express.

Analiza e “Citizen Lab” konfirmon se më 16 gusht 2023 ose rreth kësaj date, sulmuesit u përpoqën t’i shfrytëzonin dhe infektonin pajisjet e këtyre individëve të paidentifikuar nëpërmjet iPhone. Sulmet u zhvilluan afërsisht një minutë larg njëri-tjetrit.

Hetimet e “Citizen Lab” kanë gjetur se Serbia është një përdoruese e rregullt e programeve spiune mercenare dhe teknologjive të tjera të mbikqyrjes shqetësuese. Disa nga gjetjet e këtij laboratori dixhital paraqesin BIA-n serbe si operatorin e dyshuar. BIA merr përsipër mbledhjen e fshehtë të të dhënave dhe qendra e monitorimit që kryen vëzhgimin ndodhet në selinë e BIA-s. Drejtori i fundit i BIA-s ishte Aleksandar Vulin, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kur anëtarët e shoqërisë civile serbe u spiunuan në mënyrë kibernetike, Vulin ishte në krye të BIA-s, që operonte një prej pikave të spiunazhit që ishin vendosur në të paktën 25 vende, siç ka identifikuar “Citizen Lab”.

“Citizen Lab” ka gjetur se disa “spyware” po përdoreshin nga BIA serbe.

“Access Now u bën thirrje të gjitha qeverive që të zbatojnë një moratorium të menjëhershëm mbi eksportin, shitjen, transferimin, përdorimin dhe servisimin e teknologjive të synuara të vëzhgimit dixhital – derisa të vendosen masa mbrojtëse rigoroze për të drejtat e njeriut – duke zbatuar ndalimet për çdo teknologji pushtuese tregtare spyware, dhe shitës, të gjetur për të lehtësuar ose mundësuar shkelje të të drejtave të njeriut”.