Serbia shkel marrëveshjen: Gjuriq paralajmëron “befasi” në fushatën për çnjohjen e Kosovës - Gazeta Express
string(87) "serbia-shkel-marreveshjen-gjuriq-paralajmeron-befasi-ne-fushaten-per-cnjohjen-e-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 9:25

Serbia shkel marrëveshjen: Gjuriq paralajmëron “befasi” në fushatën për çnjohjen e Kosovës

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 9:25

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Serbia po është duke punuar qe sa vite që ta ndryshojë qëndrimin e një pjese të komunitetit ndërkombëtar për situatën në Kosovë.

E sipas tij, Serbia “ka përgatitur edhe më shumë befasi”, duke e ndërlidhur këtë me fushatën e Serbisë për çnjohje të Kosovës.

“Nuk e kemi neglizhuar aspektin e njohjeve ndërkombëtare”, ka thënë ai në një intervistë për Radio Televizionin e Vojvodinës.

Gjuriqi ka përsëritur pretendimin e hedhur poshtë nga disa shtete, se 28 shtete kanë tërhequr njohjet ndaj Kosovës në 12 vjet.

Sipas Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të nënshkruar në Bruksel, Serbia është zotuar se nuk do të kundërshtojë dhe nuk do të lobojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.