Serbia po e vazhdon presionin mbi shqiptarët e Luginës, kërkon anulimin e subvencioneve nga Kosova për bujqit atje - Gazeta Express
string(113) "serbia-po-e-vazhdon-presionin-mbi-shqiptaret-e-lugines-kerkon-anulimin-e-subvencioneve-nga-kosova-per-bujqit-atje"

Lajme

Gazeta Express

10/12/2024 10:19

Serbia po e vazhdon presionin mbi shqiptarët e Luginës, kërkon anulimin e subvencioneve nga Kosova për bujqit atje

Lajme

Gazeta Express

10/12/2024 10:19

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka njoftuar se Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në Beograd, ka kërkuar që të anulohet konkursi për subvencionimin e kulturave bujqësore nga Fondi i Republikës së Kosovës.

“Ministria në fjalë kërkon që konkursi të anulohet (të shfuqizohet vendimi i KKSH-s), nëse ne nuk e shfuqizojmë këtë vendim atëherë atë do ta bëj vet Ministria, me preteksin se vendimi është i jashtëligjshëm thuhet në kundërpërgjigjen e Ministrisë”, ka shkruar Lutfiu.

Lexo Edhe:

Pavarësisht presionit, ai thotë se vendimi nuk do të shfuqizohet, dhe se pas konsultimit me Qeverinë e Kosovës do të publikohen hapat e mëtutjeshëm.

Me këto veprime, sipas Lutfiut, Serbia po shkel ligjet e veta kur janë në pyetje interesat e shqiptarëve, vetëm për të bërë spastrim etnik.

Postimi i plotë