Serbia në protesta, Vuçiq thotë se të shtunën mbahet parada e ushtrisë, a u inspirua në Kinë? - Gazeta Express
string(90) "serbia-ne-protesta-vuciq-thote-se-te-shtunen-mbahet-parada-e-ushtrise-a-u-inspirua-ne-kine"

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 11:14

Serbia në protesta, Vuçiq thotë se të shtunën mbahet parada e ushtrisë, a u inspirua në Kinë?

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 11:14

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar për një takim me ministrin e Mbrojtjes, shefin e ushtrisë dhe zëvendësministrin e Mbrojtjes.

Ai ka thënë se të shtunën qytetarët e Serbisë do të kenë mundësinë të shohin “një ushtri të fortë”.

“Po zhvillohen përgatitjet e fundit për paradën ushtarake”, ka shkruar ai.

Serbia u përballë me muaj të tërë me protesta antiqeveritare, ndërsa në fillim të muajit Vuçiq mori pjesë në paradën ushtarake në Pekin.