string(71) "serbia-me-probleme-rivali-i-shqiperise-i-vazhdon-pergatitjet-me-mungesa"

Futboll

Gazeta Express

05/06/2025 14:53

Serbia me probleme, rivali i Shqipërisë i vazhdon përgatitjet me mungesa

Futboll

Gazeta Express

05/06/2025 14:53

Padyshim nuk janë në momentin më të mirë. Futbollistët e Serbisë vazhdojnë përgatitjet për ndeshjen ndaj Shqipërisë në bazën e tyre stërvitore në Stara Pazova, ndonëse problemet nuk mungojnë.

Shqetësimi është i madh për formën e lojtarëve që sapo kanë mbyllur sezonin, po ashtu për tre mungesa duke nisur nga portieri titullar, Rajkoviç, që nuk e kaloi dot dëmtimin e pësuar në Arabinë Saudite, e për të vazhduar me Aleksandar Jovanoviçin apo Ivan Iliçin.

Për më tepër, trajneri Stojkoviç ka lënë jashtë talente si Milinkoviç-Saviç apo Radonjiç, dhe polemikat kanë vazhduar, pasi pikërisht Radonjiç i është përgjigjur selektorit të kombëtares, shkruan abcnews.

Njëri prej lojtarëve të thirrur së fundmi nga Stojkoviç, është Urosh Raçiç, 27-vjeçari që mban fanellën e Sassuolos në Itali dhe i huazuar tek Braga në Portugali, që ka qenë shok skuadre me Marash Kumbullën.

Ai nuk ishte në mars në ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndërsa vlerëson Shqipërinë.

“Po, i kam njohur disa prej tyre, dhe njërin prej tyre e kam pasur në ekipin tim, Sassuolon. Pra, e di forcën e Shqipërisë, një ekip mjaft i mirë. Natyrisht, është rivali ynë kryesor në grup. Edhe ata mezi e presin këtë ndeshje, ashtu si edhe ne, pra do të japim gjithçka që kemi. Në Europian e treguan mirë veten. Mendoj se nuk kanë më shumë cilësi se ne, por ishin të bashkuar, luftuan shumë dhe lanë përshtypje të mirë”.

Ndërkaq, trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç, i cili është me pushime pranë familjes në Beograd, ka folur për gazetën kryesore sportive serbe, “Sportski Zhurnal”, duke theksuar se Serbia është lehtësisht favorit, ndonëse thekson se Shqipëria ka një kombëtare shumë të mirë, me dëshirë dhe karakter të fortë.

Gvozdenoviç veçon dy lojtarë të kuqezinjve, Armando Brojën në sulm dhe kapitenin Berat Gjimshiti në mbrojtje.

aaaaa