Serbia gjobitet nga FIFA, mund të luajë pa praninë e tifozëve ndaj Shqipërisë - Gazeta Express
string(76) "serbia-gjobitet-nga-fifa-mund-te-luaje-pa-pranine-e-tifozeve-ndaj-shqiperise"

Futboll

Gazeta Express

25/07/2025 14:12

Serbia gjobitet nga FIFA, mund të luajë pa praninë e tifozëve ndaj Shqipërisë

Futboll

Gazeta Express

25/07/2025 14:12

Federata Serbe e Futbollit është gjobitur nga FIFA me 50 mijë franga pas incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes kundër Andorrës, e zhvilluar në stadiumin e Leskovcit.

Përveç gjobës, organi më i lartë i futbollit ka urdhëruar mbylljen e një pjese të stadiumit, plot 8.100 vende për përballjen e ardhshme ndaj Anglisë.

Sipas vendimit zyrtar, nëse incidentet nuk ndalen, penalizime të ngjashme mund të aplikohen edhe në sfidën e ardhshme ndaj Shqipërisë.

Kjo nënkupton se dueli mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd mund të zhvillohet me një numër të kufizuar tifozësh ose edhe me tribunat plotësisht të boshatisura.