string(106) "serbia-dhe-lista-serbe-shpallin-dite-zie-per-ngjarjen-ne-te-cilen-mori-pjese-njeriu-u-tyre-milan-radojiciq"

Lajme

Gazeta Express

26/09/2023 14:51

Serbia dhe Lista Serbe shpallin ditë zie për ngjarjen në të cilën mori pjesë njeriu u tyre, Milan Radojiçiq

Lajme

Gazeta Express

26/09/2023 14:51

Vetëm pak orë para se Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës publikoi një video ku shihet Milan Radojiciq si pjesë kyçe e grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës, Serbia ka shpallur ditë zie.

Qeveria e Serbisë e ka shpallur 27 shtatorin ditë zie për, siç kanë thënë, “ngjarjet tragjike” në Kosovë.

Ndërkohë, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë dhe e mbështetur nga Beogradi – “shpalli” tri ditë zie në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Krejt kjo, pavarësisht se me videodëshmi u konfurmia që në aktin terrorist ky mbëti i vrarë një polic i Kosovës dhe katër sulmues serbë, është i përfshirë drejtpërdrejt njeriu kyq i SNS-së dhe Listës Serbe Milan Radojiç.

I njëjti është i sanksionuar nga ShBA’të dhe Britania e Madhe.

Për ditën e zisë ka reaguar edhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Ai tha se zija e shpallur zyrtarisht në Beograd për pjesëtarët e grupit të armatosur që u asgjësuan nga forcat e sigurisë së Republikës së Kosovës, pasi nga ai grup iu mor jeta një efektivi të policisë është sinjali më i keq që Serbia mund t’i jepte rajonit dhe komunitetit euro-atlantik.

Milan Radojiçiq dhe Zvonko Veselinoviq janë dy persona që dyshohen për vepra të ndryshme në Kosovë, përfshirë vrasjen e  politikanit serb, Oliver Ivanoviç dhe gjithashtu për rastin “Brezovica”, ku u bënë ndërtime të shumta pa leje, shteti serb iu ka dhënë tender për riparim rrugësh.

Gazeta serbe “Danas” kohë më parë kishtge shkruaR se tenderin zyrtarisht e ka fituar kompania “Novi Pazar put”, e cila është pjesë e kompanisë mëmë “Inkop” me pronarë famëkeqtë Veselinoviç dhe Radojiçiç.

Tenderi, siç shkruan Danas, ishte mbi 35 milionë dinarë serbë, që është përafërsisht një shumë prej 300 mijë eurosh.

Kontrata parasheh “arnimin” e mbi 9 mijë metrave katrorë rrugë me gropa, që përfshin prerjen dhe prishjen e rrugës ekzistuese, të dëmtuar, mbushjen e gropave, lubrifikimin e emulsionit dhe vendosjen e asfaltit.

Këta persona, që shteti serb iu jep tenderë, janë të futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ata janë të dyshuar për kryerjen e disa veprave që bien ndesh me ligjin e që kanë të bëjnë me krimin e organizuar e korrupsionin.

Në fund, të vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin vendosur sanksione ndaj një grupi të krimit të organizuar që vepron në veri të Kosovës, në krye të së cilit është Zvonko Veselinoviq dhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Sipas Zyrës së Kontrollit për Pasuritë e Huaja të Departamentit të Thesarit (OFAC), përveç Veselinoviq janë edhe i vëllai Zharko Veselinoviq, pastaj Zhelko Bojiq, Milan Mihajloviq, Sinisha Nedeljkoviq, Radovan Radiq, Milan Radisavleviq, Milojko Radisavleviq, Milan Radoiçiq, Marko Rosiq, Radule Steviq, Milivoje Vuloviq.

Ky grup, sipas Departamentit të Thesarit i ka të regjistruara 11 biznese në Kosovë, 10 në Serbi, nga një në Kroaci dhe Bullgari.

Thesari thotë se ky grup ka qenë i përfshirë në skema të mëdha të ryshfetit me zyrtarë të sigurisë, kosovarë dhe serbë, të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve midis dy vendeve.

Departamenti i Thesarit thotë se sanksionimi do t’i prek pronat e atyre që janë në SHBA ose në zotërim nga individët amerikanë.