Serbi nga Kosova: Lista Serbe ushtron presion, na detyruan të braktisim punën ne institucionet e Kosovës - Gazeta Express
string(102) "serbi-nga-kosova-lista-serbe-ushtron-presion-na-detyruan-te-braktisim-punen-ne-institucionet-e-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 6:57

Serbi nga Kosova: Lista Serbe ushtron presion, na detyruan të braktisim punën ne institucionet e Kosovës

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 6:57

Një qytetar serb nga Kosova, ka dhënë një deklaratë të pazakontë dhe të drejtpërdrejtë gjatë shënimit të festës së “Vidovdanit” në Gazimestan, duke kritikuar hapur Listën Serbe dhe ndikimin e saj mbi komunitetin serb në Kosovë.

“Punoj në Jarinjë, në anën kosovare, dhe nuk kam dashur ta lë punën time. Pas kësaj më kanë lidhur me gjithçka të mundshme, më kanë quajtur tradhtar dhe nuk ndjehem më i sigurt të shkoj në Serbi,” deklaroi ai.

Qytetari thekson se ka qenë një nga të paktët serbë që nuk e ka braktisur vendin e punës kur, në fund të vitit 2022, nisi fushata për tërheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës në veri. Ai thekson se për vendimin e tij është përballur me presione serioze dhe stigmatizim, por jo nga bashkëqytetarët, siç shpesh pretendohet nga autoritetet serbe, por nga përfaqësues të Listës Serbe.

Në një moment të intervistës, gazetari e pyeti nëse kishte presion nga Lista Serbe për të braktisur vendin e punës, pasi zyrtarë të ndryshëm serbë, përfshirë presidenti serb Aleksandar Vuciq, kanë pohuar se largimi nga institucionet ka qenë “spontan”.

“Jo, nuk është spontane. Dihet këtu kush dirigjon dhe kush i bën këto gjëra”, u përgjigj ai prerë, duke lënë të kuptohet se Lista Serbe dhe Beogradi zyrtar qëndrojnë pas organizimit të bojkotit.

“Ka pasur presione të drejtpërdrejta nga Lista Serbe. Ata janë këtu, dirigjojnë gjithçka. Nuk ka qenë spontane, siç pretendon presidenti Vuçiq – e dimë mirë kush i organizon këto lëvizje,” tha ai.

Sipas tij, vendimi për të mos u larguar nga puna nuk ishte politik, por personal, i lidhur me jetën dhe mbijetesën e tij dhe të familjes. Megjithatë, ai thotë se është stigmatuar si “tradhtar” dhe është kërcënuar, për faktin e vetëm se ka vendosur të vazhdojë punën në institucionet e Kosovës.

“Ata i quajmë terroristë. Më kanë bërë presion vetëm pse kam dashur të jetoj normalisht,” shtoi ai. /Telegrafi