Prishtina është bërë shtëpia e tij e dytë, prej kohësh. Tomislav Lulzim Perusic nuk ka hezituar asnjëherë të dalw në media dhe të flasw për jetën e tij e dashamirësinë që ka për shqiptarët.
Gazetare: Aurora Amerllahu
Ai i përcjell të gjitha zhvillimet, e për më tepër ato që kanë të bëjnë me raportet Kosovë-Serbi. Me po kaq interes të madh po i përcjell edhe ngjarjet e fundit në veri. Deklaron se po e irriton ajo se çfarë po bëjnë serbët.
Sipas tij, që të arrihet një marrëveshje mes këtyre dy shteteve, nuk duhet ndihma e Amerikës apo dikujt tjetër. Shton se Serbia duhet t’i kërkoj falje Kosovës.
Tomislavi studion Albanologjinë. Tregon se shpesh has në reagime të ashpra kur serbët e dëgjojnë duke folur në gjuhën shqipe.

Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga 12 qershori, do të ofrojë fluturime direkte dy herë...