Serbët në Australi këndojnë “Kosova është Serbi” - Gazeta Express
string(46) "serbet-ne-australi-kendojne-kosova-eshte-serbi"

Serbët në Australi këndojnë “Kosova është Serbi”

Sporte tjera

Gazeta Express

24/01/2023 10:22

Tifozët serbë vazhdojnë të bëjnë këngë nacionaliste dhe e përmendin Kosovën sa herë që ju vjen mundësia.

Një gjë të tillë ata e bënë edhe në Melbourne të Australisë, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Pas fitores së tenistit serb, Novak Djokovic, tifozët atje ia thanë këngës, ndërsa nuk iu mungoi as kënga e zakonshme e tyre “Kosova është Serbi”.

Ky veprim është pasqyruar me mburrje nga portali serb “Telegraf”.

Një dëshirë apo ëndërr të tillë tifozët serbë e shfaqin kudo që shkojnë, ndërsa nuk mungojnë as parullat nacionaliste, përmes së cilave bëjnë thirrje për luftë dhe të cilat e vendosin Kosovën në hartën e Serbisë. /Gazeta Express/