Serbët frikësohen se shqiptarët po blejnë bileta për ndeshjen e sontme: Ja si po i sigurojnë - Gazeta Express
string(91) "serbet-frikesohen-se-shqiptaret-po-blejne-bileta-per-ndeshjen-e-sontme-ja-si-po-i-sigurojne"

Futboll

Gazeta Express

11/10/2025 15:59

Serbët frikësohen se shqiptarët po blejnë bileta për ndeshjen e sontme: Ja si po i sigurojnë

Futboll

Gazeta Express

11/10/2025 15:59

Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur dje në aeroportin e Nishit, ndërsa sonte do të luajë ndaj Serbisë, më ndeshjen që i përket kualifikimeve për Botërorin e vitit të ardhshëm.

Serbët kanë marrë masa ekstreme që të ketë një ndeshje më të qetë, problemet s’kanë munguar qysh në start. Gjatë ditës së djeshme, në stërvitje, serbët nuk e vendosën flamurin e Shqipërisë fare.

Sikur të mos mjaftonin këto, serbët kanë një tjetër frikë.

Ata i tremben faktit se shqiptarët janë duke blerë bileta për të qenë në stadium dhe diçka të tillë po e bëjnë shqiptarët që zotërojnë një pasaportë serbe.

Të shumtë janë ata që kanë mbetur jashtë kufijve zyrtar të Kosovës, në Luginën e Preshevës apo Bujanoc, ndërkohë që ka edhe shqiptarë në Nish e Leskovc.

Duke përfituar nga pasaporta serbe, këta mund të blejnë bileta për të qenë në stadium, gjë e cila do të sillte jo pak probleme për sigurinë e ndeshjes, duke qenë se çdo incident që mund të ndodhë nga tifozët, i faturohet palës serbe, pavarësisht se mund të ketë shqiptarë nëpër tribuna./GazetaExpress/