Serbët e mbledhur në veri shkruajnë simbolin e luftës së Putinit në automjetin e KFOR-it amerikan - Gazeta Express
string(97) "serbet-e-mbledhur-ne-veri-shkruajne-simbolin-e-luftes-se-putinit-ne-automjetin-e-kfor-it-amerikan"

Lajme

Gazeta Express

29/05/2023 11:28

Serbët e mbledhur në veri shkruajnë simbolin e luftës së Putinit në automjetin e KFOR-it amerikan

Lajme

Gazeta Express

29/05/2023 11:28

Protestuesit serbë në veri kanë shkruar shkronjën “Z” në një automjet të KFOR-it amerikan, raporton Gazeta Express.

Ky simbol që është shndërruar në simbolin e luftës së Rusisë në Ukrainë ka kohë që shkruhet nëpër mure në veri të vendit.

Lexo Edhe:

Para objekteve komunale në katër komunat veriore po qëndrojnë ende një numër të madh protestuesish, mes të cilëve edhe persona të maskuar.

Protestuesit që po qëndrojnë rreth automjeteve të blinduara të Policisë së Kosovës, paraprakisht kanë shkruar në to simole ttë njëjta dhe të tjera të flamurit të Serbisë.

Simboli “Z” së pari u pa në tanket që ishin nisur drejt kufirit të Ukrainës, disa ditë para se presidenti rus, Vladimir Putin, të urdhëronte pushtimin e shtetit fqinj. Ky simbol u shndërrua shumë shpejt në simbol për mbështetjen e luftës së Putinit në Ukrainë dhe është parë e vizatuar edhe në ndërtesa të ndryshme në Komunën e Mitrovicës së Veriut, të banuar me shumicë serbe, në protestat në mbështetje të Putinit në Beograd, e në vende të tjera.