Serbët e Kosovës kanë nevojë për një përqafim - Gazeta Express
string(45) "serbet-e-kosoves-kane-nevoje-per-nje-perqafim"

OP/ED

Gazeta Express

13/02/2024 11:19

Serbët e Kosovës kanë nevojë për një përqafim

OP/ED

Gazeta Express

13/02/2024 11:19

Shkruan: Daniel Serwer

Kosova është një shtet i ri, i lindur nga represioni i protestës paqësore shqiptare dhe rebelimi i armatosur pasues/rrjedhues kundër Serbisë. Ndërhyrja e NATO-s e udhëhequr nga Amerika i bëri vështirësitë e saj më të shkurtra dhe më pak vdekjeprurëse se ato të Bosnjë e Hercegovinës. Kjo gjithashtu e ka bërë Kosovën ndoshta vendin më pro-amerikan dhe më pro-BE në botë.

Lexo Edhe:

Por ajo po vuan një periudhë ftohjeje nga SHBA-ja dhe BE-ja. Kryeministrin aktual Albin Kurtin e kam takuar për herë të parë kur ishte student. Ai po punonte me Adem Demacin, i cili nuk avokonte pavarësinë e Kosovës, por përkundrazi një konfederatë ballkanike. Ajo do ta kishte përfshirë Serbinë, Kosovën dhe Malin e Zi. Albini në të kaluarën e ka mbrojtur bashkimin me Shqipërinë. Ëndrrat e ditës për të kaluarën.

Sot Albini është një avokues i fuqishëm i pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Unë madje do ta përshkruaja atë si një “sovranist”, që do të thotë se ai i jep prioritet Kosovës të sillet si një shtet sovran, pavarësisht mungesës së njohjes universale dhe anëtarësimit në OKB. Ai shpesh duket se nuk shqetësohet për pasojat.

Çfarë dëshiron Albini

Shumë serbë të Kosovës ende e konsiderojnë veten si qytetarë të Serbisë dhe nuk duan ta njohin shtetin e Kosovës, veçanërisht ata që jetojnë në komunat e saj veriore. Ato të katërtat janë të afërta me Serbinë dhe kanë shumicë serbe. Albini këmbëngul që serbët e Kosovës t’i përdorin targat e Kosovës dhe paguajnë faturat e tyre të energjisë elektrike në Kosovë. Ai kundërshton institucionet ende dominuese të Serbisë në veri, praninë e forcave serbe të sigurisë atje, rrjeten e krimit të organizuar që e shfrytëzon Beogradi dhe kontrollin e Beogradit atje mbi arsimin dhe shërbimet shëndetësore.

Ai gjithashtu dëshiron të shohë transparencë dhe llogaridhënie për resurset që rrjedhin nga Beogradi në komunat me shumicë serbe në mbarë Kosovën. Kjo është një arsye që Banka Qendrore po thotë se do ta zbatojë ligjin që kërkon transaksione në Kosovë në monedhën legale (euro). Policia ka konfiskuar paratë e gatshme dhe të dhënat e dërgesave të qeverisë serbe për serbët në Kosovë.

Fërkimet

E gjithë kjo e vë Albinin në kundërshtim jo vetëm me shumë serbë të Kosovës, por edhe me europianët dhe amerikanët. Ata shqetësohen për mbajtjen e Beogradit në krah të tyrin dhe stabilitetin në Kosovë. Kjo do të thotë të preferohen marrëveshjet ad hoc që u kanë lejuar serbëve atje, veçanërisht në veri, të jetojnë sikur të ishin në Serbi. Prirja e Albinit për të vepruar pa u konsultuar me Brukselin dhe Washingtonin e përkeqëson situatën. Amerikanët dhe europianët nuk janë mësuar me një lider të Kosovës që sillet sikur vendi i tij është vërtet sovran. Ata mund të dyshojnë ose jo në mençurinë e këmbënguljes për euro-n për transaksione, por në çdo rast duan të konsultohen dhe t’i diskutojnë çështjet përpara zbatimit.

Kjo mund të tingëllojë e arsyeshme. Por nga këndvështrimi i Albinit, është po aq shkelje e sovranitetit të Kosovës sa edhe transaksionet në euro. Një sovranist nuk do të dëshirojë të pajtohet, veçanërisht nëse unilateralizmi i tij merr mbështetje popullore. Këtë e bën në Kosovë, e cila është shumë më demokratike sesa ka qenë ndonjëherë Serbia. Diplomatët amerikanë mund të jenë të sigurt se nëse e heqin sërish Albinin, siç bënë gjatë administratës Trump, ai do të kthehet pas zgjedhjeve të ardhshme me një mandat edhe më të fortë.

Duke fituar zemrat dhe mendjet

E gjithë kjo argumenton për një kuptim shumë më të mirë se pse serbët e Kosovës janë të rëndësishëm për Kosovën dhe çfarë mund të bëhet për të fituar mbi ata që ende po rezistojnë. Shtetësia moderne në një demokraci varet nga mbështetja popullore. Tri fjalët e para të kushtetutës amerikane e thonë mirë: “we the people” (ne njerëzit). Nuk kanë mbetur shumë serbë në Kosovë – ndoshta më pak se 6% e popullsisë, siç thotë Kurti. Por ata janë një faktor kyç për shtetësinë e Kosovës.

Ata, kisha dhe kultura e tyre janë një karakteristikë e dallueshme e Kosovës që e dallon atë nga Shqipëria. Lidhja e tyre me Beogradin është një kërcënim i qartë për sigurinë e Kosovës. Serbët kanë një ndikim të madh në sovranitetin e Kosovës dhe potencialisht integritetin e saj territorial. Pa besnikërinë e tyre, shtetësia e Kosovës do të jetë gjithmonë nën kërcënim.

Fitimi i tyre tingëllon si një detyrë e pamundur, por nuk është ashtu. Euro është një monedhë shumë më e mirë se dinari serb, edhe nëse ky i fundit është i lidhur me të parën. Çdo person i arsyeshëm do të preferonte të përdorte dhe të merrte një monedhë të menaxhuar nga Brukseli dhe të pranuar në të gjithë BE-në.

Dorëheqja masive e gjyqtarëve, prokurorëve dhe personelit administrativ serb nga vendet e tyre të punës dhe vazhdimi i bojkotit, i frymëzuar nga Beogradi, ka dëmtuar rëndë sistemin gjyqësor në veri të Kosovës, në dëm të serbëve dhe të tjerëve që jetojnë atje. Bojkoti i nxitur nga Beogradi i zgjedhjeve komunale në prill 2023 ishte gjithashtu i dëmshëm për serbët, jo për shqiptarët.

Zyrtarët e sigurisë të Serbisë dhe bandat e krimit të organizuar, të drejtuara nga Beogradi, imponojnë çdo ditë poshtërim ndaj serbëve në veri. Serbët e Kosovës që i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës përballen me kërcënime dhe dhunë, jo vetëm të shënjestruar kundër tyre, por edhe ndaj familjeve të tyre.

Duke bërë paqe

Pjesa më e madhe e popullsisë serbe në jug të lumit Ibër ka bërë paqe me Prishtinën. Ata nuk e duan atë. Por shumë e tolerojnë atë dhe disa po arrijnë ta vlerësojnë të paktën bujarinë e saj, nëse jo sovranitetin e saj.

Mbrojtja e kishës serbe dhe pronës private është veçanërisht e rëndësishme. Shumica e objekteve të rëndësishme fetare janë në jug. Refuzimi i deritanishëm i autoriteteve të Prishtinës për ta zbatuar një vendim të vitit 2016 për pronën e manastirit të Deçanit ka dëmtuar besueshmërinë e tyre në komunitetin serb. Një vendim i njëanshëm për të vazhduar do t’i jepte Prishtinës një pjesë të rëndësishme të nivelit të lartë moral për të qëndruar.

Por Kurti duhet të shkojë më tej. Qeveria e tij duhet të punojë sa më afër që të jetë e mundur me komunitetet veriore për të fituar pranimin dhe besnikërinë eventuale të tyre. Ai ka letra të mira për të luajtur. Serbët e Kosovës kanë nevojë për një përqafim. Jepjani atë atyre.