string(128) "senatorja-amerikane-ndersa-populli-i-kosoves-shkon-drejt-qendrave-te-votimit-une-mbeshtes-te-drejten-e-tyre-per-zgjedhje-te-lira"

Lajme

Gazeta Express

09/02/2025 9:59

Senatorja amerikane: Ndërsa populli i Kosovës shkon drejt qendrave të votimit, unë mbështes të drejtën e tyre për zgjedhje të lira

Lajme

Gazeta Express

09/02/2025 9:59

Elissa Slotkin senatore e Shteteve të Bashkuara për Michiganin, ka shkruar për zgjedhjet në Kosovë.

Ajo në profilin e saj në ‘X’, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë një partneritet të qëndrueshëm të rrënjosur në vlerat dhe miqësinë e përbashkët demokratike.

“Ndërsa populli i Kosovës shkon drejt qendrave të votimit të dielën, unë mbështes të drejtën e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet vendeve tona”, shkroi ajo.