Një sëmundje autoimune zhvillohet kur sistemi imunitar, i cili ka për qëllim mbrojtjen e organizmit nga mikrobet, për shkaqe deri tani të panjohura, sulmon me anë të qelizave limfocite B dhe T, qeliza të shëndosha të vetë organizmit.
Sot përshkruhen më shumë se 80 tipe të sëmundjeve autoimmune. Shumë prej tyre kanë shenja të ngjashme, gjë që e bën të vështirë diagnozën dhe diferencimin. Sëmundjet autoimune luhaten me periudha qetësie (pa shenja ose me pak shenja) dhe me periudha rëndimi ose zhvillimi ku gjendja e të sëmurit shpeshherë është shumë e rëndë.
Në ditët tona nuk ka mjekim për të shëruar këto sëmundje, por ka barna të cilat, kur vihet diagnoza për formën e sëmundjes, situata është e kontrollueshme, duke e çuar sëmundjen në qetësi të plotë. Sa më herët të vihet diagnoza, aq më i suksesshëm është mjekimi. Në këto sëmundje preken më shumë gratë me rreth 75% të rasteve, por nuk përjashtohen dhe burrat me 25% të rasteve.
Shenjat
Shenjat ndryshojnë në bazë të tipit të sëmundjes autoimune, megjithatë si shenja të përbashkëta të zakonshme janë: lodhje, temperaturë, ndjenjë plogështie, njolla të kuqe në lëkurë etj. Sëmundjet autoimune mund të prekin shumë pjesë të organizmit, si: kyçet, muskujt, lëkurën, elementet e gjakut, gjendrat endokrine, indin lidhor.
Sëmundjet autoimune që hasen më shpesh
– Artriti reumatoid: shkakton inflamacion të kyçeve dhe indeve përreth.
– Lupus eritematoz i diseminuar: prek lëkurën, kyçet, veshkat, trurin si dhe organe të tjera.
– Sklerodermia: shkakton ndryshime në lëkurë, muskuj, enët e gjakut dhe në organet e brendshme.
– Psoriasis: sëmundje lëkure e cila shkakton irritim, trashje me kruste me ngjyrë të bardhë në të argjendtë.
– Artriti reaktiv: jep inflamacion të syve, me prekje të lëkurës ose të membranave mukoze.
– Sindromi Sjagreu: shkatërron gjendrat e pështymës dhe të lotit duke shkaktuar tharje të syve dhe të gojës.
– Sëmundja inflamatore të zorrës: grup sëmundjesh inflamatore të zorrës së hollë apo të zorrës së trashë.
Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.
Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!
#spitaliamerikan #perqafojejeten
https://www.facebook.com/SpitaliAmerikanKosove/ – Facebook
https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en – Instagram
https://ks.spitaliamerikan.com/ – Web
/Artikull i sponsorizuar/