Sëmundja ‘Hand, Foot, Mouth’, flasin infektologia Njomza Geca dhe pediatrja Rita Berisha - Gazeta Express

Shneta

Gazeta Express

22/11/2021 19:06

Sëmundja ‘Hand, Foot, Mouth’, flasin infektologia Njomza Geca dhe pediatrja Rita Berisha

Shneta

Gazeta Express

22/11/2021 19:06

Në javët e fundit në Kosovë ka filluar përhapja e sëmundjes së quajtur Hand, Foot Mouth ose në shqip, shuplakë, shputë dhe gojë.

Rastet janë paraqitur në klinika e spitale, por fatmirësisht asnjë nga to me komplikime.

Lexo Edhe:

Kjo sëmundje infektive është virale dhe përhapet përmes rrugëve të frymëmarrjes. Më së shumti prek moshat nën pesë vjeç.

Në Klinikën Infektive në QKUK këto raste trajtohen në mënyrë ambulantore. Doktoresha Njomza Geca thotë se kohët e fundit ka pasur paraqitje të disa rasteve por numri i tyre nuk dallon shumë nga vitet e kaluara.

Edhe pediatrja Rita Berisha thotë se ditët e fundit janë paraqitur raste me këtë sëmundje në Spitalin Amerikan, por ajo thotë se virusi nuk është i ri dhe nuk shkakton komplikime.

Berisha tregon se rastet lajmërohen me temperaturë, ethe, rrjedhje të hundëve dhe paraqitje të puçrrave në shuplaka, shputa dhe rreth gojës.

Doktoreshat thonë se nga kjo sëmundje komplikimet janë shumë të rralla dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Ato tregojnë se si duhet t’i mbrojmë fëmijët nga prekja e këtij virusi, dhe ku duhet të kërkojnë ndihmë nëse shfaqen simptoma.

Për më shumë ndiqeni storjen nga Emisioni Shneta në T7 për këtë sëmundje.