Sëmundja e Celiakisë - Gazeta Express
string(20) "semundja-e-celiakise"

Sëmundja e Celiakisë

Instant

Gazeta Express

07/06/2021 15:49

Sëmundja e Celiakisë apo Enteropatia glutenike, është forma më e ashpër e intolerancës ndaj gluten-it.

Ajo prek rreth 0.7-1% të popullsisë. Kjo sëmundje është një çrregullim autoimun dhe përfshin trajtimin e glutenit nga trupin si një pushtues të huaj.

Sistemi imunitar sulmon glutenin, si dhe prek kryesisht zorrët e vogla.

Me dëmtimin e murit gastrointestinal, mund të shkaktohet mangësi në ushqyerje, anemi, çështje të rënda të tretjes dhe një rrezik në rritje të shumë sëmundjeve të tjera.

Njerëzit që vuajnë nga Enteropatiia gluteinike, nuk mund të tolerojnë një proteinë të quajtur “gluten” e cila gjendet në grurë, thekër dhe elb. Të vetmet produkte në indutrinë ushqimore që nuk përmbajnë gluten janë orizi dhe misri, mishi peshku dhe frutat.

Simptomat klasike përfshijnë:

•Probleme gastrointestinale si diarre kronike
•Fryrje dhe dhimbje barku të shpeshta
•Humbje e oreksit dhe në mesin e fëmijëve që nuk rriten normalisht (kjo shpesh fillon në mes të gjashtë muajve dhe dy viteve të moshës)
•Anemi e pashpjeguar (numri i ulët i rruazave të kuqe të gjakut, gjë që shkakton lodhjen)
•Dhimbje kockash ose të artikulacioneve
•Osteoporozë, osteopeni
•Ndryshime në sjellje
•Mpirje ose ndjesi shpimi në këmbë (prej dëmtimit të nervave)
•Ngërçe muskulore
•Infertilitet (mungesë pjellorie), aborte të përsëritura;
•Plagë të zbehta në brendësi të gojës të quajtura ulçera aftoze

Shumë fëmijë diagnostikohen me këtë sëmundje kur janë në mes të 6 muajve dhe 2 vjeç. Mosmarrja e masave emergjente për shërimin e ndaj saj, çon në rritjen problematike të fëmijëve.

Spitali Amerikan ofron analiza në gjak që quhen tTG-IgA test për të siguaruar diagnozën dhe trajtimin e këtij shqetësimi.

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!
#spitaliamerikan#perqafojejeten 

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en