Selver Xhelili: Takova njerëzit e afërt të Donald Trump, shpreha dëshirën për lirimin e çlirimtarëve të Kosovës - Gazeta Express
string(109) "selver-xhelili-takova-njerezit-e-afert-te-donald-trump-shpreha-deshiren-per-lirimin-e-clirimtareve-te-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

20/01/2025 18:13

Selver Xhelili: Takova njerëzit e afërt të Donald Trump, shpreha dëshirën për lirimin e çlirimtarëve të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

20/01/2025 18:13

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Selver Xhelili tha se ka takuar njerëz të afërt të Presidentit amerikan Donald Trump sot në Washington.

“Sot, në këto orë të hershme të mëngjesit – me orë tjetër në SHBA, në Shtëpinë e Bardhë, takova njerëzit e afërt të Presidentit amerikan, Donald Trump, dhe ia dorëzova dy librat e Nusret Pllanës, me shpresën që në zyrën më të fuqishme të botës, të jenë humbjet, sakrificat e vuajtjet e dokumentuara të popullit shqiptar për çlirim dhe liri nga regjimi serb”, shkroi ai në një postim në Facebook.

“Gjithashtu, shpreha dëshirën e lirimit sa më të parë të udhëheqësve të çlirimit e lirisë së Kosovës, që mbahen padrejtësisht në Hagë. Edhe pak po e presim inaugurimin e njeriut më të fuqishëm në planet dhe aleatit jetik për pavarësinë e sovranitetin e Kosovës”, shtoi Selver Xhelili.

Advertisement
Advertisement
Advertisement