Selver Xhelili në inagurimin e Trump - E falënderon Grenellin për kujdesin e tij për Kosovën - Gazeta Express
string(90) "selver-xhelili-ne-inagurimin-e-trump-e-falenderon-grenellin-per-kujdesin-e-tij-per-kosoven"

Lajme

Gazeta Express

21/01/2025 10:53

Selver Xhelili në inagurimin e Trump – E falënderon Grenellin për kujdesin e tij për Kosovën

Lajme

Gazeta Express

21/01/2025 10:53

Selver Xhelili, kandidat i PDK-së për deputet po merr pjesë në inaugurimin e Presidentit të SHBA’ve, Donald Trump.

83-shi i PDK-së ka publikuar një fotografi nga darka e inagurimi të Donald Trump, duke ndarë me ndjekësit e tij një foto me Richard Grenell, të emëruarin special të Presidentit Trump për misione të posaçme.

Në darkën e inaugurimit të rizgjedhjes së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, si i ftuar i vetëm isha në takim me të emëruarin Richard Grenell, emisarin special të Presidentit Trump për misione të posaçme.

Në takim, falënderova z. Grenell për kujdesin e tij për Kosovën dhe i shpreha mirënjohjen e thellë për gjithçka që ka bërë Amerika për shtetin dhe për popullin tonë, si populli më pro-amerikan në botë.

Kisha kënaqësi të madhe që në çdo takim të këtyre ditëve të flas për Kosovën, e veçmas me z. Grenell, që është një figurë e çmuar e politikës amerikane dhe që ka interesim të veçantë për vendinntonë.

Miqësia SHBA-Kosovë mbetet e përjetshme, si me republikanët, ashtu me demokratët. Jemi me fat si popull shqiptar, për lidhjet speciale që kemi me Amerikën dhe ato duhet t’i mirëmbajmë vazhdimisht me bashkëpunim, partneritet e mirënjohje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement