Selmani: Faljet nuk janë në interes të shtetit juridik - Gazeta Express
string(53) "selmani-faljet-nuk-jane-ne-interes-te-shtetit-juridik"

Gazeta Express

03/12/2019 12:14

Selmani: Faljet nuk janë në interes të shtetit juridik

Gazeta Express

03/12/2019 12:14

Që të aktivizohet falja e ish-Presidentit Gjorge Ivanov, fillimisht duhet që të gjykohen politikanët e së kaluarës, të ndriçohet e ardhmja, me qëllim që të gjitha krimet e bëra në formë zinxhirore të zbardhen.

Të gjitha faljet apo abolimet që bëhen, sipas profesorit Bashkim Selmani, nuk janë në interes të shtetit të së drejtës.

Lexo Edhe:

“Nga papërgjegjësia e ish-Presidentit, siç thotë Selmani, tani i shohim pasojat. Po të mos vepronte ai në mënyre të paligjshme, siç thotë, tani do ishte shumë lehtë të merreshim me të ardhmen” thotë Selmani.

Seanca për interpretimin autentik të Nenit 11 të Ligjit për falje pritet të gjendet në rend dite pas 11 dhjetorit.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi e ka dërguar kërkesën deri në Komisionin ligjvënës-juridik dhe në Qeveri ku duhet të jep vlerësimin dhe ta dërgojë në Kuvend.