Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj i ftoi kundërkandidatët e tij, Shaqir Totajn e Artan Abrashin në debat teliviziv.
Ai tha në një video se është “gati për debat, në çdo kohë dhe në çdo vend”.
Selmanaj tha se qytetarët e Prizrenit “kanë nevojë për debate të ndershme, të hapura dhe shumë të sinqerta mes kandidatëve që pretendojnë të udhëheqin komunën tonë”.
“Deri sot, për fatin e keq, të gjitha kanë dështuar”, tha ai, duke shktuar se “4 debate televizive janë refuzuar”.
“E papranueshme dhe jo e sinqertë karshi votuesve, karshi vetë demokracisë”, tha Selmanaj.