Selmanaj përqesh Kurtin: S’ka me neve "Vjen Elezi, shkon Lumezi" - Gazeta Express
string(59) "selmanaj-perqesh-kurtin-ska-me-neve-vjen-elezi-shkon-lumezi"

Gazeta Express

04/06/2020 22:31

Selmanaj përqesh Kurtin: S’ka me neve “Vjen Elezi, shkon Lumezi”

Gazeta Express

04/06/2020 22:31

Zëvendëskryeministri i ri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka folur për programin e Qeverisë Hoti për sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Selmanaj ka thënë se ka vullnet maksimal prej Zyrës së Kryeministrit, e të tjerët, që të bëhen hapa të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë.

Lexo Edhe:

Mirëpo ai ka thënë se nuk do të funksionojnë me logjikën e Lëvizjes Vetëvendosje, siç u shpreh ai, të tipit ‘Vjen Elezi, shkon Lumezi’.

“’Vjen Elezi, shkon Lumezi’ nuk funksionoi, nuk është logjika jonë që po duam ta avancojmë sistemin e drejtësisë”, ka thënë Selmanaj.

“Instrumentet e brendshme, që atë pavarësi që e ka sistemi prokurorial ta shfrytzojnë, që të jenë më profesional”, u shpreh ai në Rtv 21.