Selmanaj: Kurti nxjerr telashe edhe si ofiqar komune - Gazeta Express
string(51) "selmanaj-kurti-nxjerr-telashe-edhe-si-ofiqar-komune"

Selmanaj: Kurti nxjerr telashe edhe si ofiqar komune

Lajme

Gazeta Express

21/09/2023 18:49

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, akuzoi kryeministrin Albin Kurti se po e vë në pikëpyetje ekzistencën e shtetit të Kosovës dhe se është person i dëmshëm në krye të vendit.

“Ky person na ka fut në aventura, ku po e vë në dilemë edhe ekzistencën e shtetit tonë, sepse vënia në dilemë e aleancave tona me ShBA-të dhe BE-në është vërja në pikëpyetje të ekzistencës tënde, sepse kjo është baza themelore e shtetit të Kosovës. Themelet e shtetit të Kosovës janë mbi këto vlera e mbi këto aleanca, e nëse këto i shkatërrojmë, e shkatërrojmë dhe cenojmë rëndë shtetin e Kosovës”, deklaroi Selmanaj për emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

Lexo Edhe:

Tutje ai shtoi se njerëzit duhet ta shohin që Kurti është i dëmshëm në krye të vendit.

“Dhe jo vetëm në krye të vendit, por unë shpesh e them me miq që atë ta lësh diku edhe të lëshojë certifikata të lindjes, ka me bë telashe, e lëre më ta udhëheqë shtetin. Është person konfliktuoz, është person i cili nuk dëshiron rend, ligj e funksionalitet. Ai do dhunë, anarki, katrahurë”, vlerësoi deputeti i LDK-së, duke shtuar se si parti po punojnë që t’i bindin njerëzit që sipas tij, kanë bërë zgjedhjen e gabuar.

“Është proces i vështirë por i domosdoshëm. Jam i bindur që kjo do kohën e vet të reflektimit”, përfundoi ai.