Selmanaj: Kurti nuk e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme sepse u fut në paranoja - Gazeta Express
string(79) "selmanaj-kurti-nuk-e-shpalli-gjendjen-e-jashtezakonshme-sepse-u-fut-ne-paranoja"

Selmanaj: Kurti nuk e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme sepse u fut në paranoja

Gazeta Express

10/04/2020 0:01

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme sepse u krijuan paranoja.

“Kurti nuk e shpalli gjendjen të jashtëzakonshme sepse u krijuan paranoja si puci e gjana tjera”, është shprehur Selmanaj.

Lexo Edhe:

“E më pas e shkeli kushtetutën duke vepruar mbi paranoja”.

Tutje, Selmanaj tha se nuk ka ekzistuar asnjë koordinim në mes të LDK’së dhe presidentit Thaçi në zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

“Ne kemi vlerësime më negative se sa VV’ja për presidentin Thaçi”, ka thënë Selmanaj.

“LDK’ja në asnjë variant nuk është në koordinim me presidentin Thaci, e as për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme”, shtoi Selmanaj.