Selmanaj kërkon “përsëritje” të zgjedhjeve në mërgatë dhe rinumërim të votave në gjithë Kosovën - Gazeta Express
string(93) "selmanaj-kerkon-perseritje-te-zgjedhjeve-ne-mergate-dhe-rinumerim-te-votave-ne-gjithe-kosoven"

Lajme

Gazeta Express

09/03/2025 18:45

Selmanaj kërkon “përsëritje” të zgjedhjeve në mërgatë dhe rinumërim të votave në gjithë Kosovën

Lajme

Gazeta Express

09/03/2025 18:45

Driton Selmanaj nga LDK-ja, deklaron se votat në Qendrat Komunale të Numrimit nuk kanë qenë në duar të sigurta. Sipas tij, edhe më keq është situata me votat e mërgatës.

Ai thotë se vota e secilit qytetar është e shenjtë dhe “të gjithë pa përjashtim duhet të angazhohemi që ato të mbrohen me çdo kusht”.

Prandaj ai thotë se “Rinumërimi i votave në gjithë Kosovën dhe përsëritja e votimit të mërgatës, si në përfaqësitë diplomatike ashtu edhe votimi përmes postës, është e vetmja mënyrë që rikthen besimin e të gjithëve për këtë proces elektoral”.

Postimi i plotë:

Advertisement
Advertisement
Advertisement