Selmanaj: Kam punuar kamerier dhe kam qenë pjese e Ansamblit Shota, pjesë e krenarisë sime - Gazeta Express
string(88) "selmanaj-kam-punuar-kamerier-dhe-kam-qene-pjese-e-ansamblit-shota-pjese-e-krenarise-sime"

Selmanaj: Kam punuar kamerier dhe kam qenë pjese e Ansamblit Shota, pjesë e krenarisë sime

Gazeta Express

16/09/2020 23:51

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, në emisionin DPT te Fidani në T7, i është përgjigjur atyre që i thanë me ironi se ishte valltar. Selmanaj ka thënë se kjo është e vërtetë dhe bën pjesë në krenarinë e tij.

 “Është shumë e vërtetë dhe e them me krenari që rrita ime s’ka qenë e lehtë sepse e kam pasur babën mësues. Kemi qenë shtatë fëmijë, unë kam qenë fëmija i shtatë. Kam punuar shumë herët për t’u pavarësuar vet, për të jetuar vet, aktivitete kam pasur, kam qenë valltar i Ansamblit Shota. Kjo është pjesë e krenarisë dhe rritës sime se si jam zhvilluar”, është shprehur Selmanaj.

Lexo Edhe:

“Zhvillimi dhe emancipimi ynë ka ngecur. Unë jam krenar në çdo çështje që lidhet me vlerat kombëtare dhe tradicionale. Nëse unë kam pasur fatin të jem pjesë e kultivimit të atyre vlerave, më bën krenar”.

Gjithashtu, Selamanaj tha se përveç se ka qenë pjesë e Ansamblit Shota, ai ka punuar edhe si kamerier për t’u financuar vet gjatë studimeve të tij.

“Unë më parë kam punuar edhe kamerier 4-5 muaj. Kam jetuar dhe jam financuar vet gjatë gjithë studimeve të mia. Nëse dikush ndihet keq për këtë unë iu them, kushdo që të kaluarën e vet e ka pasur duke u angazhuar vet që të jetë i pavarur vet, kjo do të duhej të shihej si vlerë e jo si dobësi”, shtoi Selmanaj.