Sellma e grimosi presidenten, Baraliu thotë se është shkelje e rëndë dhe korrupsion - Gazeta Express
string(82) "sellma-e-grimosi-presidenten-baraliu-thote-se-eshte-shkelje-e-rende-dhe-korrupsion"

Sellma e grimosi presidenten, Baraliu thotë se është shkelje e rëndë dhe korrupsion

Lajme

Gazeta Express

08/04/2021 17:23

Një ndër grimeret më të njohura në Kosovë, Sellma, të mërkurën ka publikuar një fotografi të grimit që i ka bërë presidentes Vjosa Osmani. Sellma konfirmoi se grimi për Osmanin është bërë falas.

Ndaj kësaj ka reaguar analisti Bleron Baraliu. Ai konsideruar se ky veprim i Osmanit për tu grimuar falas tek Sellma paraqet shkelje të ligjit dhe korrupsion, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Sellma paska thene qe grimin e ben falas per Presidenten.  Nese kjo brenda vitit perben vlere tregu mbi 50 euro, sipas ligjit ne Kosove eshte shkelje e rende dhe korrupcion, apo jam gabim?!  Aq me keq nese nuk eshte deklaruar dhe aprovuar si ‘dhurate’!”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Shkelje e ligjit apo jo?!

Sellma paska thene qe grimin e ben falas per Presidenten.  Nese kjo brenda vitit perben vlere tregu mbi 50 euro, sipas ligjit ne Kosove eshte shkelje e rende dhe korrupcion, apo jam gabim?!  Aq me keq nese nuk eshte deklaruar dhe aprovuar si ‘dhurate’!

P.s. Une s’kam gjetur menyre t’u jap dhurata mjekeve dhe infermiereve ne QKUK as pas lirimit te plote nga klinika.  Dikush me thoni, mbi cfare baze Presidentja mund te pranoj keso dhurata, qe sigurisht prekin qindra euro, ne mos mijera, brenda nje viti?!  Feim, cka thua ti, a ka spjegim kjo pune?