Selin tregon se kush duhet të fitojë Big Brotherin?   - Gazeta Express
string(50) "selin-tregon-se-kush-duhet-te-fitoje-big-brotherin"

TV/Film

Gazeta Express

23/03/2026 18:35

Selin tregon se kush duhet të fitojë Big Brotherin?  

TV/Film

Gazeta Express

23/03/2026 18:35

“Personi që këtu brenda ka sakrifikuar duke treguar një anë komplet kokë e këmbë të errët”

Vëllai i Madh ka futur sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” një zarf të bardhë, ku secili nga banorët do të thoshte emrin që ata dëshirojnë që të fitojë këtë edicion të reality show-t.

Banorët nuk duhet të thonë emrin e tyre si dhe duhet të argumentojnë zgjedhjen që bëjnë. Vëllai i Madh u kërkoi atyre që të jenë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë.

Selin fillimisht tha emrin e atij që nuk do t’a fitojë kurrë këtë edicion të pestë të reality show-t dhe është Rogerti. Sipas saj, ai ka sakrifikuar dhe ka treguar një anë komplet kokë e këmbë të errët. Ajo shtoi se ka luajtur një lojë super shumë të egër.

Ndërkohë emrin e Brikenës e përmendi si banore që mendon se do të prekë finalen. Këtu ndërhyn Rogerti dhe i thotë që duhet të thonë emrin e fituesit dhe ajo përmend sërish Brikenën, por pa argumentuar pse.

“Personi që këtu brenda ka sakrifikuar duke treguar një anë komplet kokë e këmbë të errët, duke luajtur një lojë super shumë të egër, duke arritur të përmendë familjarë, ofendime, akuza, vetëm për të ecur përpara në këtë lojë dhe për të ngjitur shkallët e kësaj loje. Për personin që herë pas here është gjendur në situata të vështira që nuk ka arritur dot të mbrojë as veten e tij. Emri im për personin që nuk do t’a fitojë kurrë është Rogerti. Dhe për atë që mendoj se do e prekë finalen është Brikena. E fiton Brikena”, u shpreh Selin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement