Selin mallkoi djalin e Rogertit? Jul Deda: Edhe djali i Hitlerit të ishte... - Gazeta Express
string(71) "selin-mallkoi-djalin-e-rogertit-jul-deda-edhe-djali-i-hitlerit-te-ishte"

Yjet

Gazeta Express

13/03/2026 19:45

Selin mallkoi djalin e Rogertit? Jul Deda: Edhe djali i Hitlerit të ishte…

Yjet

Gazeta Express

13/03/2026 19:45

Një tjetër moment i tensionuar ka ndezur debatet brenda dhe jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, ndërsa dinamika mes banorëve duket se po bëhet gjithnjë e më e ashpër.

Së fundmi, një situatë që përfshin banoren Selin ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Gjatë një debati në shtëpi, ajo është dëgjuar duke përdorur fjalë të rënda, duke përfshirë edhe një mallkim ndaj djalit 2-vjeçar të Rogertit. Momenti është konsideruar nga shumë ndjekës si një tejkalim i kufijve etikë brenda lojës.

Situata u bë edhe më e komentuar pasi Gimbo u pa duke reaguar në mënyrë që u interpretua nga publiku si mbështetje ndaj deklaratës së Selin.

Kjo ka shtuar më tej kritikat dhe diskutimet në rrjet, ku shumë ndjekës të formatit kanë shprehur indinjatën e tyre për përfshirjen e një fëmije në debatet e lojës.

Mes reagimeve publike ka ardhur edhe një qëndrim nga aktori dhe ish-banori i këtij formati, Jul Deda, i cili ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai është shprehur i revoltuar për përdorimin e fjalëve të tilla ndaj një të mituri, duke theksuar se presioni i lojës nuk mund të shërbejë si justifikim për deklarata të kësaj natyre.

Sipas tij, pavarësisht situatave të tensionuara që krijon loja, përfshirja e një fëmije në diskutime apo mallkime është e papranueshme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement