Selimi: Thaçi provon t'i shantazhojë, t'i mashtrojë e t'i blejë kundërshtarët - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

17/01/2020 23:15

Selimi: Thaçi provon t’i shantazhojë, t’i mashtrojë e t’i blejë kundërshtarët

Lajme

Gazeta Express

17/01/2020 23:15

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka hedhur një mori akuzash ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Selimi ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Thaçi shërbehet me shantazhe në raportet e tij me kundërshtarët e tij.

“Kundërshtarët e vet përpiqet t’i shantazhojë. Kërkon që mundësisht t’i shantazhojë”, është shprehur Selimi.

Ai ka thënë se një gjë të tillë, megjithatë, Thaçi nuk ka provuar ta bëjë me të.

“Nuk ka provuar me mua, se nuk ka pasur materie”, ka deklaruar Selimi në T7.

Sipas Selimit, Thaçi “kërkon mundësinë t’i kërcënojë ose t’i frikësojë” ata që mendojnë ndryshe.

“Tenton t’i mashtrojë, e kur nuk i bën punë mashtrimi atëherë mundohet t’i blejë”, është shprehur ai.