Selimi: Thaçi ka dezinformuar kur tha se unë do të jem dëshmitar i Speciales - Gazeta Express
string(75) "selimi-thaci-ka-dezinformuar-kur-tha-se-une-do-te-jem-deshmitar-i-speciales"

Selimi: Thaçi ka dezinformuar kur tha se unë do të jem dëshmitar i Speciales

Gazeta Express

17/01/2020 23:01

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në emisionin DPT te Fidani të T7, ka thënë se presidenti Thaçi ka dezinformuar kur ka thënë se Selimi do të jetë dëshmitar i Gjykatës Speciale.

“Ka qenë Presidenti Thaçi që është kujdesur në vazhdimësi duke ka thënë se unë do të jem dëshmitar në Gjykatën Speciale”, është shprehur Selimi

Lexo Edhe:

Selimi ka thënë se më parë ka qenë dëshmitar i gjyqeve ndërkombëtare.

“Unë kam qenë dëshmitar edhe në raste tjera në gjyqe ndërkombëtare, në rastin e Limajt dhe Haradinajt”, ka thënë Selimi.

“Por, duket se Thaçit nuk i ka konvenuar dhe as nuk i konvenon tani qëndrimi im parimor në mbrojtjen e vlerave të UÇK’së”, tha Selimi në T7.

Tutje, Selimi u shpreh i bindur se prapa kësaj qëndron presidenti Thaci.

“Prapa kësaj dezinformate, ku unë përshkruhem si dëshmitar i Gjykatës Speciale, qëndron Presidenti Thaçi”, ka thënë Selimi për presidentin Thaçi.

Madje Selimi e quajti lojtar të nivele të ulëta dhe të ndyta.

“Ky është lojtar i niveleve të ulëta, i niveleve të ndyta. Për fat të keq është në krye të vendit”, ka thënë Selimi.

Në fund Selimi e quajti presidentin ‘fatkeqësia e Kosovës’.

“Nuk është i rrezikshëm për individët, por edhe për vendin në krye të të cilit është. Ky njeri është fatkeqësia e Kosovës”, përfundoi Selimi